JiL.al - Jeto i Lumtur

RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle në tregun e fruta-perimeve të babait të Suel Çelës, shoqërohen 5 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pasditen e kësaj të premte forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan ku dhe kanë zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve, i cili është në pronësi të babait të Suel Çelës, Petrit Çelës.

Burime për mediat bëjnë me dije se kontrolljet janë zhvilluar për kapjen e disa personave të shpallur në kërkim, ndërkohë mësohet se janë shoqëruar pesë persona.

Deri më tani nuk ka më tepër detaje lidhur me këtë aksion të forcave të RENEA-s në qytetin e Elbasanit.

Në maj të 2022 Suel Çela është shpallur në kërkim, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nurdin Dumani.

Dyshohet si krim i porositur nga Suel Çela, ajo e tentativës për të vrarë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratorin e shkollës private në Tiranë, Lulzim Masha.

Lidhur me këtë atentat, Policia e kryeqytetit arrestoi në muajin janar shtetasin Skerdi Tasi, i cili dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.

Kujtojmë se atentati ndaj https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratorit Lulzim Masha ndodhi në 18 janar 2022, ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.

Lidhur me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi, i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.newsbomb.al 

Scroll to Top