Rritja e pagës, furrat në Tiranë njoftojnë rritjen e çmimit të bukës: Na mirkuptoni!

Jil
Jil
1 Min Read

TIRANË- Nga muaji prill është njoftuar rritje e pagës minimale.

Por duket se kostoja do të bjerë sërish tek buka e qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm. Një furrë bukë në Tiranë, ka lajmëruar se nga nesër do të rritet çmimi i bukës me 10-20 lekë të reja, pasi do rrisin me 50% pagat e punonjësve të tyre.

“NJOFTIM! Duke filluar nga data 10.04.2023 do të ngrihen çmimet me 10-20 lekë (të reja) për çdo artikull, kjo vjen si pasojë e ngritjes së pagave me 50% nga ana jonë, me qëllim frenimin e largimit të fuqisë punëtorë. Paga minimale do të ketë 60 000 lekë (të reja),”-thuhet në njoftim.

Një rritje e ngjashme e çmimit, por që justifikim kishte mungesën e grurit nga lufta në Ukrainë, u tentua edhe një vit më parë. Autoriteti i Konkurencës, e justifikoi rritjen e çmimit të produkteve të miellit me 20-30 lekë për produkt, duke u shprehur se është gjë normale dhe nuk ishte faji i bizneseve.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *