JiL.al - Jeto i Lumtur

“Rruga e një gruaje të bukur është me të vërtetë e mbushur me lule; Thënie të Bukura.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

John Ruskin ishte një shkrimtar, filozof, kritik arti dhe polimat anglez i epokës viktoriane.

Ai shkroi për tema të ndryshme si gjeologjia, arkitektura, miti, ornitologjia, letërsia, arsimi, botanika dhe ekonomia politike.

Në të gjitha shkrimet e tij, ai theksoi lidhjet midis natyrës, artit dhe shoqërisë.

Për lexuesit tanë, dhe për kënaqësinë e tyre ne kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të Ruskin.

Si gjithnjë, në përfundim të leximit, ne presim të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet apo vlerësuat më së shumti.

Rruga e një gruaje të mirë është me të vërtetë e mbushur me lule; por ato ngrihen pas hapave të saj, jo para tyre.

Të dëbosh papërsosmërinë do të thotë të shkatërrosh të shprehurit, të kontrollosh sforcimin, të paralizosh vitalitetin.

Është më mirë të humbasësh krenarinë me dikë që do, sesa të humbasësh atë që do për krenarinë tënde të padobishme.

Dielli është i shijshëm, shiu është freskues, era na forcon, bora është emocionuese; Në të vërtetë nuk ka gjë të tillë si mot i keq, vetëm lloje të ndryshme të motit të mirë.

Të gjithë librat ndahen në dy klasa: librat e këtyre kohëve dhe librat e të gjitha kohërave.

Mendjet më të pastra dhe më të zhytura në mendime janë ato që i duan më shumë ngjyrat.

Një burrë i mbështjellë në vetvete bën një pako shumë të vogël.

Natyra po pikturon për ne, ditë pas dite, foto me bukuri të pafundme, vetëm nëse kemi sy për t’i parë ato.

Shpërblimi më i lartë për mundin e një njeriu nuk është ajo që ai merr për të, por ajo që bëhet me të.

Arti i gjithi, nuk është tjetër veçse të ndotësh letrën me delikatesë.

Nga Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top