JiL.al - Jeto i Lumtur

Shembje masive gurësh në aksin Fushë Arrëz – Mirditë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një masiv gurësh është shembur dhe ka rënë në aksin Fushë Arrëz – Mirditë, duek bllokuar rrugën.

Mësohet se masivi u gurëve ka rënë në vendin e quajtur “Shkalla e Rrasit”, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë shkatuar rëshqitje dheu.

Drejtuesve të mjeteve u është bërë apel të tregojnë kujdes gjatë vozitjes në këtë segment, teksa është ndërhyrë për të hapurr rrugën.

Moti i keq që ka përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë ka shkatuar shumë probleme, teksa shumë rrugë janë bllokuar nga bora, e po ashtu ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Sipas meteorologëve, moti i keq do vijojë deri në ditët e fundit të nëntorit.

Scroll to Top