JiL.al - Jeto i Lumtur

Sherr me Olsa Muhametin, Bora Zemani largohet nga ‘Përputhen’?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Pasi është mbyllur edhe sezoni i tretë, autorja e programit të dashurisë në Top Channel, Olsa Muhameti, zbuloi se do të ketë një “Për’puthen 4”, që do të jetë shumë ndryshe nga tri edicionet e para. Por, as do të jetë e njëjta moderatore që publiku ka ndjekur dhe ka pëlqyer këto dy sezone.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsa tha se ende nuk ka biseduar më Borën, por vendimi nëse do të dojë të vazhdojë bashkëpunimin, i takon asaj.

“Sezoni tjetër do të vijë tërësisht i ndryshuar. Me Borën nuk është vendosur ende. Është diçka që ende nuk e kemi folur. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë.

Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top