Sherr mes policëve në Tiranë/ Efektivi i dehur ofendoi punonjësin e “Shqiponjave”, çfarë ndodhi gjatë natës

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e kryeqytetit, sidomos në fundjavë shton patrullat në terren gjatë mbrëmjes për të siguruar rendin, por kjo nuk ka ndodhur mesnatën e së shtunës.

Personat që kanë prishur rendin kanë qenë vetë punonjësit e policisë, që janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Gazetarja e Top Channel mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl kur babai H. Sallaku me dy djemtë e tij, D. Sallaku dhe M. Sallaku, të tre punonjës policie në komisariate të ndryshme në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.

Një prej djemve nën efektin e alkoolit ka ofenduar punonjësit e “Shqiponjave” dhe kjo është bërë shkak që të nisë sherri mes tyre.

Të dy palët janë shoqëruar nga kolegët në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Hetimore po vijon hetimet./ Tch

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *