JiL.al - Jeto i Lumtur

Sherri fizik me Luizin i “shkatërroi ëndrrën” në TV, Kejvina Kthella

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Por, jo gjithçka shkoi si duhej. Shkak për këtë u bë sherri fizik me Luizin që e penalizoi modelen, e cila u përjashtua nga loja. Që atëherë, modelja nuk është shfaqur në dalje televizive, duke u shkëputur kështu nga bota e televizionit dhe ekranit. Madje, menjëherë pas eliminimit ajo u zhduk edhe nga rrjetet sociale, për t’u rikthyer përsëri me një paqe virtuale me Luizin.

E pas kësaj eksperience aspak të lehtë që modelja kaloi, ajo ka njoftuar vendimin e papritur. Në një njoftim në “InstaStory”, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat. Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku.

“Përshëndetje, miq! Duke falënderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës”, shkroi Kejvina.

E duket se modelja do të shijojë pushimet e më pas do të provojë famën në SHBA, ku edhe më herët ka qenë.

Scroll to Top