
Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Bilishtit, Devoll.
Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me iniciale F.A., por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Si pasojë e flakëve raportohet vetëm për dëme materiale dhe në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëse dhe policisë.
Ende nuk dihen rrethanat mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 15:40, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit F. A. Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.