Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Sipas “SHMU” moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore.
Në këto zona reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 19 deri 35°C, në zona e ulëta 19 deri 37°C , në zona bregdetare 22 deri 34°C.