Si asnjëherë më parë, Alketa Vejsiu shfaqet në emision me djalin e saj (FOTO)

Jil
Jil
2 Min Read

Atë jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në ekran. Mirëpo shumë pak dimë nga jeta e saj private. Po flasim për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila së fundmi si rrallëherë ka publikuar një foto me djalin e saj.

Mbrëmja e djeshme, ka shënuar edhe puntatën e fundit për këtë sezon të programit “Në kurthin e Piter Pan.” Gjatë kësaj puntate, djali i Alketës e ka vizituar mamin e tij në vendin e saj të punës. Siç nuk kishte ndodhur më parë këtë emocion moderatorja e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj. Me anë të një fotoje në Instastory, duke u kujdesur që fytyra e tij mos të shikohej, Alketa tregon se “shoku i saj i ngushte” siç e quan ajo ka shkuar ta vizitojë në studio.

Alketa Vejsiu: Pushimet e këtij viti, ëndrra në televizion dhe familja… | JavaNews.al

“Djali im erdhi të më vizitojë. Kampioni im, shoku im më i mirë, burri më i mirë në jetën time, bosi im, inspirimi im, paqja ime, lumturia ime, ana ime më e mirë. Ai që nuk më zhgënjen kurrë. Ai që kujdeset më shumë. Shpirti më i butë me një zemër luani. Të dua,”-shkruan Alketa krahas fotos.

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, ndonëse vetë prezantuesja ka rrëfyer se është përpjekur që familjen ta mbajë larg vëmendjes mediatike, edhe vajza e saj, Nikol është shfqur publikisht. Ajo është një zonjushë simpatike, që jo vetëm nuk zgjedh ta mbajë profilin e saj diskret, por edhe bëhet pjesë e jetës sociale të Tiranës.

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *