
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një lokal në ish Bllok, ku një 40 vjeçar është masakruar me 27 goditje thike nga dy persona.
Mësohet se dy autorët që policia i ka identifikuar dhe shpallur në kërkim, kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e E.Drozit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër.
Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigare jashtë lokalit dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë E.Drozin, duke e lënë të plagosur.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Më pas, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë.
Mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë.
Ndërkohë, në spital, Drozi dëshmoi para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen si dhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë.
Ndërkohë, policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.