JiL.al - Jeto i Lumtur

Sjellje të caktuara që duhet t’i shmangni patjetër me çdo shenjë horoskopi..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

 

1- Me Dashin shmangni:

Sjelljen e komandantit. Ky është specialitet i tiji. Ai nuk duron dot që t’i japin urdhëra apo që dikush t’i thotë çfarë duhet të bëjë. Lëreni të lirë dhe do ta shihni që do të nxjerr në pah nga vetja anën e tij më të mirë.

2- Me Demin shmangni:

Të ngacmoheni/ kapeni. Është kaq i bindur në idetë e veta dhe i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i çuar ato përpara që vështirë se do ta bëni të ndryshojë. Në vend të kësaj më mirë merreni me të mira dhe do ta shihni që pak nga pak do të vijë vetë.

3- Me Binjakët shmangni:

Të qarat. Është një shenjë që nuk ka shumë durim dhe është e lehtë të lodhet me ju nëse nuk bëni gjë tjetër, por vetëm i qaheni. Merreni më pak seriozisht dhe do ta shihni që do e keni në krahun tuaj!

4- Me Gaforren shmangni

Ta sulmoni. Nëse keni diçka për t’ja vënë në dukje, numëroni deri në dhjetë dhe ruani qetësinë. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo mosmarrëveshje.

5- Me Luanin shmangni:

T’i ulni prestigjin. Për të është e rëndësishme që roli i tij si lider të njihet dhe nuk duron dot të ketë pak konsideratë. Ushqejeni egon e tij dhe mund t’i kërkoni çdo gjë më pas.

6- Me Virgjëreshën shmangni:

Të bëni polemika. Krenaria e tij dhe të qënurit kritikë ndaj çdo detaji, rrezikon t’ju çojë në një diskutim të pafundëm. Ndonjëherë nëse i jepni të drejtë ju leverdis edhe ju.

7- Me Peshoren shmangni: 

Pakujdesinë dhe mungesën e rregullit. Kjo shenjë thjesht nuk pranon dot të qënurit i rrethuar nga njerëz që nuk korrespondojnë me standartet e saj të elegancës dhe bukurisë. Mënyra sesi dukeni është shumë e rëndësishme për këtë shenjë.

8- Me Akrepin shmangni:

Banalitetin. Është i tërhiqur nga njerëzit jashtë kornizave, nga gjithçka që ka në brendësi pak mister. Gjithçka që është banale e shmang, ndaj ju rrezikoni të humbni vëmendjen e tij në shumicën e rasteve.

9- Me Shigjetarin shmangni:

Bisedat tepër serioze. Adoleshenti i zoodiakut nuk preferon të bezdiset apo të diskutojë për çështje shumë serioze dhe materiale. Nëse ju duhet ta bëni këtë, kërkoni ta përshtasni në një kontekst loje.

10- Me Bricjapin shmangni:

Tradhtinë. Është një shenjë shumë serioze, që nuk fal dhe nuk nuk jep një mundësi të dytë. Nëse keni më të një marrëdhënie qoftë miqësore, dashurie apo pune kërkoni të jeni gjithmonë sa më të ndershëm dhe të sinqertë të jetë e mundur dhe do të vlerësoheni për këtë.

11- Me Ujorin shmangni: 

Të jeni të bezdisshëm. Ujorët nuk zotërojnë dhe nuk duan të jenë të zotëruar. Bezdisja i largon ata dhe paradoksalisht për t’i afruar do t’ju duhet durim dhe pak largësi.

12- Me Peshqit shmagni:

Të jeni të paqartë dhe të shkoni direkt në temë. Kjo është një shenjë që tenton të ndalet shumë në disa tema dhe ekiston rreziku i që qënit të keqkuptuar. Qartësia do t’ju ndihmojë të gjeni rrugën në atë labirintin e quajtur ndryshe sensibiliteti i tyre.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top