“Loja Siameze” ishte një ndër sfidat e fundit që u sprovuan banorët e “Big Brother Vip Albania”.
“Vëllai i Madh” deshi që në këtë lojë, në të njëjtën bluzë të qëndronin Olta dhe Luizi së bashku. Ashtu “ngjitur” me njëri-tjetrin si një person i vetëm ata duhet të kryenin çdo aktivitet të tyrin brenda shtëpisë së “BBV”.
Gjatë këtyre ditëve, këngëtri e ka treguar disa herë që nuk ka qenë në gjendje të mirë, por sërish zgjodhi ta vazhdonte sfidën.
Tani që loja ka përfunduar, Luizi e ka pranuar me gojën e tij që edhe sikur të donin nuk e hiqnin dot bluzën, pasi kishin marrë urdhër të prerë nga produksioni.
“Si unë si ti (Olta) nuk kishim b… me e heq bluzën, se na erdhi kush na erdhi dhe na dha urdhër të prerë që nuk hiqet bluza. Dhe po ta them në sy,”-u shpreh Luizi.
Nga ana tjetër, Olta vigjilente se Ejlli po zbulonte “prapaskenat” e produksionit të “BBV”, u mundua ta ndalonte duke ia berë me shenjë, ndërsa ndër dhëmbë tha: Mos i thuaj këto gjëra..shqip-lajme.c