Sot 23 qershori-Dita Ndërkombëtare e Grave të Veja

Jil
Jil
2 Min Read

 

Me 23 qershor bie Dita ndërkombëtare e vejushave. Duke e ditur se shpërdorimi i vejushave dhe i fëmijëve të tyre është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut e se gratë e veja duhen mbrojtur, duke u siguruar kushte për të jetuar më mirë e për ta realizuar potencialin e tyre të pafundmë në ndërtimin e një bote më njerëzore, Kombet e Bashkuara e deklaruan 23 qershorin “Ditë Ndërkombëtare të vejushave”.

Numërohen më se 259 milionë vejusha në mbarë botën e pothuajse gjysma e tyre, jetojnë në kushte varfërie të plotë. Gratë e veja shpesh herë trajtohen keq nga familjet e tyre e edhe nga bashkësitë, që i shikojnë si qenie, të cilave nuk ka kush t’u dalë zot!

Shumë janë viktima të diskriminimit, bazuar mbi gjininë e moshën. E shumë të tjera kalojnë një jetë tejet të trazuar nga shpërdorime fizike, morale e seksuale. Vejushat më të moshuara shpesh kanë tepër pak të ardhura ekonomike, pas një jete të vështirë, kaluar me punë tejet të rënda e krejtësisht të pashpërblyera.

Edhe në vendet e zhvilluara, ka raste kur pensioni i grave është deri në 40% më i vogël sesa ai i burrave.

Vejushave më të reja, kryefamiljare, u duhet të përballojnë edhe më shumë vështirësi: të rrisin e të edukojnë fëmijët vetëm, me të ardhura krejt të kufizuara.

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *