“Të dukem gjë si shtyllë”, Luizi dhe Kiara zihen sërish: Nuk merrem me luhatjet e tua

Jil
Jil
2 Min Read

Pas disa ditëve shumë të mira, sot është regjistruar një tjetër krisje në marrëdhënien mes Luuizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”

Kiara është mërzitur me të, pasi për të dytën ditë rresht Luizi nuk ka shkuar në mëngjes ta puthë tek krevati, madje sot ai dhe e ka injoruar duke mos i thënë mirëmëngjes. Moderatorja i është drejtuar këngëtarit duke i thënë se nuk mund të merret me luhatjet e tij.

“Mos të dukem gjë ndonjë hije apo shtyllë, që kalon dhe nuk thua mirëmëngjes. Je në terezi apo bën interesantin kot. Po ik o Luiz.

Ky është problematik në maksimum. Një ditë vjen të flet, disa ditë kalon puth te krevati. Po ik ore se nuk merrem me luhatjet e tua” është shprehur Kiara.

Më vonë, Luizi është munduar që t’i flasë, ta përqafojë dhe ta puthë Kiarën, por ajo i ka kërkuar që ai ta lërë rehat.

“O Luiz ka mundësi të më lësh rehat të lutem. Ti vjen flet kur do ti, ti vjen qesh kur do ti dhe unë duhet të të vij mbas terezisë ty. Jo mo fare.

Se kam faj unë që të qesh ty gjatë gjithë kohës. Kalove aty dhe nuk the as mirmëngjes. Unë thash me vete a është në terezi ky. Ç’është kjo i fola të gjithave.” shprehet Kiara.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *