JiL.al - Jeto i Lumtur

“Të erdhi humori?” Kiara dhe Luizi i rikthehen debateve në çift, shkak ‘xhelozia’ e moderatores për Jorin: Të lutem më lër…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pasi “u çmallën”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i janë rikthyer debateve në “Big Brother Vip.”

Shkak i debatit të fundit mes çiftit, është bër modelja Jori Delli. Kjo e fundit po bënte dush njëhkohësisht me Luizin, i cili nuk i kurseu batutat ndaj saj. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës, e cila fillimisht kaloi në ambientet e tualetit duke i folur me ironi Luizit. Më pas biseda vijoi në dhomën e gjumit, ku Luizi pretendoi se kjo ishte një lojë e tij, ndërsa Kiara e paraljmëroi që “të mos tejkalojë limitet”.

Pjesë nga diskutimi:

Kiara: U shkrive more!

Luizi: Po lahem moj!

Kiara: Të erdhi humori?

Biseda vijon në dhomën e gjumit:

Kiara:Po luaj more Luiz, por ti e di që çdo gjë e ka një limit. Luaj patjetër, por ti e di shumë mirë kur unë ndjehem keq, nuk ka të bëjë me lojën. Ku ishte loja këtu.

Luizi: Çdo gjë është lojë përveç teje, kështu që të lutem më lër të luaj.

Kiara: Nuk po të thotë njeri mos luaj, madje unë po rri po duroj këtu dhe nuk po të them asnjë lloj gjëje. Por ti e di shumë mirë që ca gjëra kanë ca limite që në syrin tim nuk mund të tejkalohen. Për aq kohë sa unë kam rëndësi për ty, besoj që edhe ajo gjë duhet të ketë rëndësi.

Luizi: Mjafton!

Kiara: Kam kaq ditë që po tërhiqem.

Scroll to Top