JiL.al - Jeto i Lumtur

Te gjithë mendojnë të ndryshojnë njerëzimin, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten….”Thënie Motivuese”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

1- Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

2- Nëse do të jesh i lumtur, ji i lumtur.

3- E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

4- Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

5- Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!

6- Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

7- Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

8- Respekti u shpik për të zënë v endin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

9- Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

10- Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

11- Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

12- A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

13- Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

14- Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.

15- Kur e do dikë, ti e do ashtu si është, jo si do të doje ti të ishte.

Leon Tolstoi

31 thënie motivuese për të kuptuar jetën nga Leon Tolstoi | Gazeta DITA

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top