Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Në një fshat, jetonte një burrë që nuk ia thoshte shumë. Të gjithë në fshat e vinin në lojë. Për këtë arsye ai e jetoi pjesën më të mirë të jetës i strukur dhe as që guxonte të fliste.
Një ditë, një murg erdhi në fshat.
Natën, kur askush nuk ishte vërdallë shkoi te murgu dhe ra në këmbët e tij dhe tha: “Të lutem më jep një bekim. Gjithë jetën time kam jetuar duke u strukur dhe duke u tkurrur. Të gjithë në fshat qeshin me mua. A do të vdes një budalla? A nuk ka asnjë mënyrë që të bëhem pak inteligjent?”
Murgu tha: “Ka një rrugë. Ndiqni këtë sutër: Kundërshtoni gjithçka.”
Zotëria pyeti: “Çfarë do të ndodhë nëpërmjet kundërshtimit?”
Murgu tha: “Do ta shihni. Ju e bëni atë për shtatë ditë dhe pastaj vini përsëri tek unë.”
Zotëria pyeti: “Por si duhet të kundërshtoj?”
Murgu tha: “Sa herë, çfarëdo që të thotë dikush.. bëni një deklaratë negative. Për shembull, nëse dikush thotë – çfarë dielli i bukur po del, atëherë ju thoni se çfarë ka të bukur në të? Vërtetoje. Ku është bukuria? Dielli është thjesht një top zjarri.
Nëse dikush thotë çfarë gruaje e bukur, atëherë ju thoni çfarë? Çfarë bukurie ka? Vërtetoje.
Ju kërkoni prova nga të gjithë dhe mbani mend të qëndroni gjithmonë kundërshtues. Lërini ata të vërtetojnë, ju mbeteni gjithnjë kundërshtues.
Ejani tek unë pas shtatë ditësh.”
Pas shtatë ditësh, kur njeriu erdhi te Murgu, ai nuk erdhi vetëm, shumë ishin bërë dishepujt e tij. Në qafë i kishin varur kurora me lule.
Zotëria i tha murgut: “Ajo sutra funksionoi. Tani, i gjithë fshati është i detyruar të heshtë para meje. Jo vetëm kaq, kudo që shkoja njerëzit ulnin kokën dhe më respektonin. Mes njerëzve u përhap lajmi se unë jam një gjeni dhe askush nuk mund të fitojë kundër meje. Tani çfarë duhet të bëj?”
Murgu u përgjigj: “Tani, mos bëni asgjë. Nëse doni të ruani intelektin tuaj, mos bini kurrë në gjendje pozitive. Çfarëdo që të thuhet, gjithmonë bëni një deklaratë kundërshtuese. Askush nuk do të jetë në gjendje t’ju mposht.
Sepse për të hedhur poshtë një deklaratë negative është shumë e vështirë. Të provosh një deklaratë pozitive është shumë e thjeshtë.”
Mësimi:
Njerëzve u pëlqen të kundërshtojnë, por mos bini në atë kurth. Përpiquni gjithnjë të pyesni që të kuptoni, dhe mos kundërshtoni.
Psikologjia e kundërshtimit është psikologji e lirë, një rrugëdalje e lehtë për t’u dukur si i mençur. Nuk ka nevojë të shkosh askund për ta mësuar. Kjo është arsyeja pse të gjithë janë të aftë dhe të gatshëm për të kundërshtuar.