Por nganjëherë e tejkalojmë duke dhënë këshilla të cilat nuk i ndjekim dot as vetë.
Të bindur se midis këtyre rreshtave të mbushur me mençuri do të gjeni kënaqësi në leximin e tyre, presim të në na thuash cilën prej thënieve mëposhtë çmove më së shumti:
Për t’u bindur që qielli është kudo i kaltër, nuk është nevoja t’i biesh përreth botës.
Mjeti i sigurtë për të fituar autoritet mbi njerëzit është t’u sjellësh atyre dobi.
T’ia heqësh copën njeriut dhe t’ia japësh tjetrit nuk është ndonjë heroizëm.
Për të njohur vetveten duhen njohur më parë të tjerët.
Guri i çmuar e ruan vlerën edhe në mes të llucës.
Nuk duhet ta kopjosh atë që do të krijosh.
Çdo zog duhet të ngrohë vezët e veta.
Nuk mjafton të jesh mjek, duhet të dish edhe të mjekosh.
Me fshesë të keqe nuk fshihet dhoma.
Që të dukesh njeri i denjë duhet të jesh i tillë.
Askush nuk duhet t’u japi të tjerëve udhëzime të cilat nuk i ndjek vetë.
Prisi duhet të vdesë në këmbë.
Nuk duhet dëgjuar si rritet bari, se mund të shurdhohesh.
Të dashurave nuk mund t’u zësh besë.
Pse i vure shalë derrit nuk mund ta quash kalë.
Sado të tallesh me patericat e tua, nga kjo nuk do të ecësh më mirë.
Këshillat kanë shumë vlerë, por nxitja është gjithçka… Një nxitje pas qortimit është si dielli pas shiut.
Të mendosh për të rëndësisshmen s’është asnjëherë e tepërt.
Lëvdatat e rreme gëzojnë dhe të trilluara trembin vetëm atë që është vetë i rremë e pavlerë.
Në qoftë se do të përpiqesh t’u pëlqesh të tërëve, do të rrezikosh të mos i pëlqesh asnjërit.
Arna duhet të jetë sa ç’është vrima.
Kush nuk e nis nga fillimi, të mos shpresojë se do të ecë përpara.
Nuk duhet t’i thuash të gjitha ç’di, por duhet të dish të gjitha ç’thua.
Duhet të flisni fort që t’ju dëgjojnë. Duhet të flisni ulët që t’ju mbajnë vesh.
Ka mundësi t’i rrezikosh të gjitha, kur nuk ke ç’të humbasësh.
Shakarat e kripura si edhe trillet duhen përdorur po me atë ujdes si edhe sendet që ndryshken.
Kur e kemi pisk s’është vështirë jetën ta përbuzim.
Pushim mund të bësh në të përpjetë, por në asnjë mënyrë në të tatëpjetë.
Vrima është thuajse hiçgjë, e megjithatë aty mund të thyeni qafën.
Kush ka qejf të luajë me macen, e presin gërvishtjet.
Dinakëria e dhelprës është po aq e rrezikshme sa edhe egërsia e ujkut duhet t’i ruhemi njëlloj si njërës, si tjetrës.
Është vonë të fillosh të gërmosh pusin, kur të është tharë gryka.
Kush nuk di të ruajë të paktën, nuk di të ruajë as të shumtën.
Kur digjen fishkezjarret nuk i shikon njeri yjet.