“Të tregojmë që jemi familje e madhe”, Luizi kërkon mbështetje për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjysmëfinalja e dytë e Big Brother VIP Albania mbahet sonte (e enjte).

Në mesin e 16 shteteve konkurrente, sonte performon edhe Shqipëria me interpretimin e Albinës dhe familjes Kelmendi.

Artistja shqiptare bashkë me familjen e saj interpretojnë këngën “Duje” dhe janë të 14-tët me radhë në mbrëmjen e sotme.

Shumë emra të njohur dhe artistët të njohur kanë kërkuar që të votohet për përfaqësuesen e Shqipërisë që të arrijë të kualifikohet në finalen e madhe.

Në mesin e tyre edhe këngëtari shkodran dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, i cili ka shfrytëzuar llogarinë e tij të Instagramit për të kërkuar mbështetje për Shqipërinë në Eurovision.

Scroll to Top