Teksa nata kaploi vendin, një alpinist humbi orientimin duke u ngjitur në majë të një mali dhe nuk arrinte të shihte asgjë. Gjithçka ishte e zezë terr dhe shikueshmëria ishte zero. Hëna dhe yjet ishin mbuluar nga retë. Ai vazhdoi të ngjitej i ç’orientuar, por vetëm pak metra larg majës ai rrëshqiti dhe filloi të bjerë me shpejtësi të madhe. Ai shikonte vetëm errësire dhe ndjenjën e tmerrshme që po thithej nga graviteti.
Ai vazhdonte të binte poshtë, dhe në një çast paniku dhe frike të madhe, i erdhën në mendje të gjitha momentet e bukura dhe të shëmtuara të jetës. Ai po mendonte se sa pranë paska qenë vdekja dhe sa e lehtë është të humbësh jetën. Papritur ai ndjeu një shtrëngim të fortë në bel. Ishte litari i sigurisë që kishte të lidhur, tashmë ai qëndronte pezull në ajër dhe jeta e tij varej nga ai litar.
I ndodhur në këtë gjendje, i vetëm i varur në ajër në litar dhe në një errësirë totalë, në një çast dëshpërimi dhe frike, ai nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të bërtiste me zë të lartë: “O Zot më ndihmo!”
Kur pa pritur një zë i thellë u përgjigj nga qielli, “Çfarë do që të bëj?”
“Më shpëto o Zot!”, iu përgjigj alpinisti.
Zoti ia ktheu, “Vërtet beson se unë mund të të shpëtoj? A ke besim tek mua?”
“Sigurisht që besoj tek ty dhe sigurisht që besoj se ti mund të më shpëtosh.”, iu përgjigj alpinisti i dëshpëruar.
“Atëherë prite litarin që ke të lidhur në bel”, i tha Zoti.
Pati një çast heshtjeje dhe qetësie, por burri vendosi të shtrëngojë litarin dhe të mbahej fort pas tij me gjithë forcën që kishte. Të nesërmen në mëngjes, skuadra e shpëtimit njoftoi se një alpinist u gjet i vdekur i varur në litar dhe i ngrirë nga të ftohtët. Duart i kishte të shtrënguara fort pas litarit.
Ai ishte vetëm gjysëm metri lart nga toka!!!
Mësimi:
Mendoni një çast dhe kuptoni se cilat janë gjërat që po ju vjedhin dhuratën më të çmuar, jetën tuaj? Cilat janë gjërat që jeni kapur aq fort pas tyre dhe besoni verbërisht në to si besonte alpinisti në litarin e tij? Mos u kapni fort pas gjërave të kota tek të cilat besoni se do ju mbajnë gjallë, mund të ndodhë e kundërta, që pikërisht të jenë këto gjëra ato që do t’ju marrin jetën. Besoni tek ata që ju duan më shumë në botë, fjala e tyre asnjë herë nuk është në dëmin tuaj. Besoni në Zot, padyshim ai nuk do t’ju lërë kurrë në baltë!
Jeto I Lumtur.al