Tensionohet situata mes Tajvanit dhe Kinës, dhjetëra avionë luftarakë të Pekinit kalojnë “vijën ndarëse” mes dy vendeve, çfarë pritet të ndodhë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një luftanije kineze filloi stërvitjet me zjarr të vërtetë në detet përballë ngushticës së Tajvanit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se pikasi 71 avionë kinezë, duke përfshirë avionë luftarakë dhe bombardues, duke kaluar vijën mesatare që ndan dy vendet.

Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes tha se pa edhe 9 anije kineze, të cilat kaluan ngushticën po ashtu.

Sipas mediave të huaja, dhjetra avionë ushtarakë kinezë kaluan vijën mesatare të ndjeshme të ngushticës së Tajvanit pasi Kina filloi tre ditë stërvitje ushtarake rreth ishullit.

Stërvitjet janë një shenjë hakmarrjeje për një takim midis kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Kevin McCarthy dhe presidentit të Tajvanit.

Një anije ulëse amfibe kineze, e aftë për të transportuar trupa, mjete dhe automjete, filloi stërvitjet me zjarr të vërtetë në detet përballë ngushticës së Tajvanit të shtunën në mëngjes.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se avionët dhe anijet që kaluan vijën mesatare u panë rreth orës 16:00 me orën lokale (9 të mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar).

Ushtria Çlirimtare Popullore tha se “patrullat e gatishmërisë luftarake” tre-ditore ishin një paralajmërim për zyrtarët në Tajvan që duan ta bëjnë “të përhershme” pavarësinë “de facto” të ishullit.

Ushtria tajvaneze tha se sistemet e mbrojtjes raketore u aktivizuan dhe patrullat ajrore e detare u dërguan për të gjurmuar avionët kinez.

“Ne dënojmë një akt të tillë irracional që ka rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Scroll to Top