JiL.al - Jeto i Lumtur

THËNIE MOTIVUESE NGA SHARON STONE: DËSHTOVA NË GJITHÇKA, POR…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

-Nuk dua të jem grua që “nuk plaket kurrë”. Dua të jem femra që po bën më të mirën në moshën e saj.

– Mendoj se një grua n uk e bën të bukur make upi apo model i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj.

– Gratë mund të shtiren sikur po kalojnë në orgazëm, kurse meshkujt mund të shtiren përgjatë gjithë lidhjes.

– Çdokush rritet. Askush nuk do të jetë i njëjti.

– E dua karrierën time. E dua jetën time, e dua familjen time. I dua edhe njerëzit që më rrëzuan përtokë, sepse ata janë mësuesit e mi më të mirë.

– Unë kam dështuar në gjërat më të mëdha në jetë. Dështova me shëndetin tim, dështova me martesën time. Dështova në gjithçka, por përsëri e mblodha veten dhe vazhdova përpara.

– Lumturia e vërtetë buron përbrenda. Askush nuk mund të ta japë atë.

– S’e mendoj se dikush që është divorcuar, mund të ketë thënë ndonjëherë se divorci është diçka e lehtë, diçka gazmore, ose se nuk ndihesh komplet një dështake pasi je divorcuar.


Aktorja zbuloi disa nga vështirësitë me të cilat u përball si grua në Hollywood. Ndërsa shtoi se është përballur dhe me presionin për të ndryshuar pamjen e saj.

Stone tregoi se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë për “Basic Instinct”, ajo kërkoi të paguhej njësoj me bashkë-yjet e saj meshkuj dhe më vonë. Por shtoi se u përball me një zhvlerësim të madh sepse ishte një grua, transmeton ‘tvklan.al’.

“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo”, tha ndër të tjera aktorja.

Aktorja amerikane mori Golden Icon Award, Çmimin e Ikonës së Artë, për Arritje të Jetës në Festivalin e 17 -të të Filmit në  Zyrih që pritet të mbyllë punimet më 3 tetor.

Jeto I Lumtur

Scroll to Top