JiL.al - Jeto i Lumtur

“Thënie Të Mencura”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Victor Hugo ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i “Odet” të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar.

Faktoman ka përzgjedhur disa nga thëniet më të mira të Hugos:

1.Pothuajse të gjitha dëshirat tona kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

2.Lutja është një pohim madhështor i padijës.

3.Lëvduar qoftë Perëndia që ia dha secilit lodrën e tij: kukullën fëmijës, fëmijën gruas, gruan burrit, dhe burrin qoftëlargun!

4.Dikush nganjëherë thotë: ‘Ai vrau veten se i ishte mërzitur jeta.’ Në fakt duhet të thotë: ‘Ai vrau veten se ishte mërzitur nga mungesa e jetës.’

5.Inteligjenca është grua, fantazia është mëseusja e saj, kujtesa është shërbyesja.

6.Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

7.Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë.

8.Po të mos ishte femra, diamantet do të ishin gurë të rëndomtë.
9.Femrat mbajnë mend vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin; meshkujt vetëm femrat që i kanë bërë të qajnë.
10..Lumturia ekstreme është kur të duan për atë që je, ose kur të duan pavarësisht se kush je.
Nga Jeto I Lumtur.al
                                                                    Jeto I Lumtur
Scroll to Top