JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ti je kokrra e legenit, mu hiq sysh”/ Si agravoi debati mes Luizit dhe Maestros: Për të mirën tënde ishalla ik

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luiz Ejlli është bërë nervoz me Armaldo Kllogjerin, pasi ky i fundit e ngacmoi në lidhje me ish-partnerin e Kiara Titos, Butrint Imerin.

Teksa në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte në sfond një këngë e Butrintit, Maestro pyeti moderatoren kush e këndon këtë këngë. Kiara i tha se është Don Xhoni dhe Butrinti.

Këtu ndërhyn edhe Jori Delli, e cila e pyeti Luizin nëse ishte xheloze për lidhjen e Kiarës. Këngëtari vendosi që të bënte sikur nuk e dinte për kë bëhej fjalë dhe pyet moderatoren.

Kjo e fundit u shpreh se nuk ka dëshirë që ta komentojë dhe Maestro pyet sërish se më kë ka qenë e lidhur.

Këto pyetjet ngacmuese nuk i ka pëlqyer aspak Luizi, i cili i ka thënë Maestros që ai e respekton Aidën, bashkëshorten e tij.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ik bëj gati valixhet na u hiq sysh se qenke kokrra e legenit

Armaldo: Shiko si bën

Luizi: Ik, vazhdo

Armaldo: Mos më bie në qafë kot

Luizi: Vazhdo. Ka pasqyra shtëpia

Armaldo: Po, patjetër

Luizi: Vazhdo bëj valixhet, na u heq qafe

Armaldo: Do rri në shtëpi unë, nuk iki, e di ti

Luizi: Më keq për ty po qëndrove, e di ça të pret po qëndrove

Armaldo: Le të jetë më keq, e di ça më pret

Luizi: Për të mirën tënde ishalla ik

Armaldo: Nuk është ashtu siç mendon ti. Po më bën presion ti?

Luizi: Merre si të duash

Armaldo: Po ik ti, pse të iki unë?

Luizi: Kur të dal në nominim

Armaldo: Nuk më bën dot ti presion

Luizi: Për të mirën tënde të them ik

Armaldo: Për të mirën time ik ti

Luizi: Po, kur të dal në nominim

Lexo të radhës

Ngacmoi Kiarën duke i përmendur Butrintin, Luizi i kthehet keq Armaldos: Gruan ta respektoj, rri urtë se…

E ka vendosur ‘Vëllai i Madh’, pse ça kujton ti”, Olta nuk ndalet…

Scroll to Top