Nëse ndjehesh sikur nuk mund të lëvizësh nga çfarëdo që po kalon në këtë moment, mos harro këtë: gjashtë muaj më parë, ose dymbëdhjetë muaj më parë, ose dy vjet më parë, ke menduar të njëjtën gjë. Ti ishe në një pozicion që kërcënonte gjithë shpresën brenda tejenuk mendoje se do të mbijetoje. Por gjashtë muaj më parë, ose dymbëdhjetë muaj më parë, ose dy vjet më parë, e bëre. Ja dole. Dole nga rrëmuja, shpëtove veten nga lëndimi. Gjete dritë brenda ditëve më të errëta, brenda vetes, e shtrëngove në vetvete sa herë që të mundeshe, duke i kujtuar vetes se mirësia ende ekzistonte, se butësia ishte akoma atje.
Gjashtë muaj më parë, ose dymbëdhjetë muaj më parë, ose dy vjet më parë, ti luftove për të dalë nga errësira. Ti luftove për të qenë këtu. Ti ke forcën për
të shpëtuar veten. Ti gjithmonë e ke pasur. Të lutem, mos e harro kurrë këtë .
Nga: Jeto I Lumtur