“TikTok – 4 miliardë klikime”/ Ndjekësit suprizojnë Luizin brenda shtëpisë së “BBVA” (Video)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtari dhe banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është ndër personazhet më të përfolura të momentit. Rrjetet sociale janë të mbushura me video dhe postime për të madje pothuajse çdo humor apo deklaratë e tij bëhet virale.

Ajo që ka mahnitur të gjithë është edhe numri rekord i ndjekësve që ai ka arritur në Instagram dhe shikimeve në TikTok brenda një kohe të shkurtër.

Llogaria e tij personale në Instagram që u hap pas hyrjes së tij në BBVA aktualisht numëron 573 mijë ndjekës ndërsa ai ka arritur 3.9 miliardë shikime në TikTok.

Luizi nuk ia ka idenë për këtë pasi pak ditë më parë tha se shpreson që të ketë arritur të paktën 10 mijë ndjekës deri më tani.

Por, për të ia siguruar këtë informacion u kujdesën fansat e tij duke ia dërguar një dron ku zbuloheshin shifrat e arritura.

“Shqipëri-Tetovë me ty, Instagram – 566 mijë followers , TikTok – 4 miliardë klikime”, shkruhej në dronin e shoqëruar me një imazh të tij.

Megjithatë, ndonëse tentuan dy herë për të bërë këtë, Luizi duket nuk ka arritur ta shoh atë që shkruhej. 

Scroll to Top