JiL.al - Jeto i Lumtur

“Tri gjëra mund t’i bësh një gruaje: Ta duash atë, të vuash për të, ose ta kthesh në…”/ Thënie për Burrat dhe Gratë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Janë shumë sepse janë njëra më e bukur se tjetra, dhe jemi të bindur se do t’i lexoni me një frymë dhe se do t’ju bëjnë që qeshni shumë.

Nëse i shkon deri në fund leximit, duam që të na thuash cila prej këtyre thënieve të bëri për të qeshur. Mos harro, duam ta dimë!

Vetëm tri gjëra që mund t’i bësh një gruaje. Mund ta duash atë, mund të vuash për të, ose mund ta kthesh në letërsi.

Gratë nuk do të jenë kurrë të suksesshme sa burrat, sepse ato nuk kanë gra për t’i këshilluar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Një grua shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një burrë, ndërsa një burrë kurrë nuk shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një grua.

Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri.

Ata që nuk e tregojnë dashurinë, nuk ndjejnë dashuri.

Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur i vinë njëri-tjetrit rrotull kur njihen, do të habiteshin sa mirë do të shkonin punët.

Nëse gratë nuk do ekzistonin, të gjithë paratë e botës nuk do kishin asnjë kuptim.

Sa kohë që një grua mund të duket dhjetë vjet më e re se vajza e saj, ajo është tejet e kënaqur.

Qëllimi në martesë nuk është të mendosh njësoj me partnerin, por të mendosh bashkë me të.

Nëse gratë do të sundonin botën, nuk do të kishim luftëra, thjesht negociata intensive çdo 28 ditë.

Dikush duhet të martohet vetëm nëse është mjaft i ditur. Martesa nuk është për të rinjtë, zakonisht, pasi ata janë për t’u vërdallosur, por për ata njerëz që kanë provuar jetën në rrugë të ndryshme, kanë parë ngjyra të ndryshme të saj, gjithë spektrin, e tani janë gati për të ndalur.

Perëndia ka vendosur tipin e martesës kudo në krijim. Çdo krijesë kërkon përsosmërinë e saj tek dikush tjetër. Vetë qiejt dhe toka e portretizojnë më mirë.

Kur shihni një çift që ecën në rrugë, ai që është disa hapa para është bashkëshorti që është çmendur.

Femrat e bukura janë krijuar për meshkujt që nuk kanë imagjinatë, ndërsa femrat e mençura për meshkujt e pafat

Gjithmonë dalim shëtitje dorë për dore, nëse unë ia lëshoj, ajo shkon për pazar.

Kur një burrë ka dashur dikur një grua, ai nuk do të bëjë asgjë për të, me përjashtim të vazhdojë dashurinë ndaj saj.

Prapa çdo burri të madh fshihet një grua e vogël që e ndihmon. Burri mund të jetë koka, por gruaja shpesh është qafa që e kthen.

Martesë është të marrësh dhe të japësh. Më mirë t’ia japësh ti, se ajo do ta marri gjithsesi.

Kujtoni atë tipin që e pyeti gruan: “Si është e mundur që Perëndia të bëri kaq të bukur, por kaq budallaqe?”. Ajo i përgjigjet: “Jam e bukur që ti të më martoje, dhe budallaqe që të martohesha me ty”!

Askush nuk më tha se isha e bukur kur unë isha një vajzë e vogël. Të gjitha vajzave të vogla duhet t’iu thonë se ato janë të bukura, edhe në qoftë se nuk janë.

Burri më tha se kishte nevojë për më shumë hapësirë. Prandaj unë e lashë jashtë.

Dashuria është e verbër, ndërsa martesa të kthen sytë.

Para martese një burrë deklaron se do të japë jetën t’ju shërbejë; pas martese, ai nuk do të ulë as gazetën për të folur me ju.

Nëse doni të mësoni diçka për altruizmin, përulësinë dhe përgjegjësinë, mjafton të martoheni!

Kur një burrë hap derën e makinës për gruan e tij, të jeni të sigurt, ose ka makinën e re ose gruan.

Mënyra më e mirë për ta mbajtur mend ditëlindjen e gruas, është ta harroni një herë.

Nëse doni ta lini partnerin sepse ka diçka tek ai që nuk ju pëlqen, atëherë do të lini çdo person me të cilin lidheni, sepse të gjithë njerëzit kanë diçka që nuk pëlqejmë.

Bëjini komplimente asaj! Thuajini sa e bukur është dhe ajo do të jetë e bukur! Thuajini sa e mrekullueshme është dhe ajo do të jetë e mrekullueshme!

Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti, lëreni t’i dalë e saja.

Kura e vetme për një dashuri të humbur, është një dashuri e re.

Ekzistojnë dy periudha në jetën e një burri kur ai nuk i kupton gratë, para martese dhe pas martese. 

Kam vite që nuk i flas gruas, nuk kam dashur ta ndërpres.

Jam një zonjë shtëpie e vërtetë. Sa herë që lë një burrë i mbaj shtëpinë.

Sekreti i një martese të suksesshme, është të mos qëndrosh në shtëpi shumë.

Ne flemë në dhoma të ndara, hamë darka të ndarë, shkojmë me pushime të ndarë. Po bëjmë gjithçka për ta mbajtur këtë martesë së bashku.

Kur shihni se kë martojnë disa vajza, atëherë kuptoni se sa shumë e urrejnë punën për të nxjerrë jetesën.

Një martesë e lumtur ka brenda gjithë kënaqësitë e miqësisë, gjithë gëzimin e ndjesive dhe arsyes, dhe gjithë ëmbëlsinë e jetës.

Një burrë i lumtur martohet me vajzën që dashuron; një burrë edhe më i lumtur dashuron vajzën me të cilën martohet.

Unë jam mike e mirë për burrin tim. Jam përpjekur t’i mbaj premtimet e martesës. Jam gjithnjë pranë tij. E dëgjoj. Përpiqem të qesh.

Martesa nuk është ritual apo fundi. Është një kërcim i gjatë dhe intim së bashku, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi se sa ndjesia e ekuilibrit dhe zgjedhja e partnerit.

Ekziston gjithnjë një femër që të shpëton nga një tjetër dhe ndërsa ajo të shpëton, bëhet gati të të shkatërrojë.

Lumturia e një njeriu të martuar varet nga ajo me të cilën nuk është martuar.

Tërheqja hollohet pas një farë kohe dhe bukuria zbehet, por të martohesh me një burrë që të bën të qeshësh çdo ditë, kjo është dhuratë e madhe.

Sepse kam lindur dhe jam martuar. Gjithë rreziku i njerëzimit vjen nga shtrati.

Nuk keni pse të jeni në të njëjtën gjatësi vale për t’ia dalë në martesë. Mjafton të lundroni në valët e njëri-tjetrit.

Më pëlqen të jem e martuar. Është kaq e mrekullueshme të gjesh personin që doni t’ju mërzisë gjatë gjithë jetës.

Trishtimi kujdeset për veten, por që të marrësh gëzimin e plotë, duhet të kesh dikë për ta ndarë.

Na është thënë se njerëzit qëndrojnë të dashuruar për shkak të proceseve kimike, ose sepse qëndrojnë të intriguar me njëri-tjetrin, ose për shkak të mirësisë. Por pjesërisht për shkak të faljes dhe mirënjohjes.

Disa njerëz pyesin për sekretin e martesë sonë. Ne gjejmë kohë të hamë në restorant dy herë në javë. Një darkë e vogël në dritën e qirinjve, muzikë e lehtë dhe vallëzim. Ajo shkon të martave, unë të premteve.

Njerëzit nuk martohen nga arsyeja apo kujdesi, por se ashtu janë mësuar.

Ne nuk duam cilësitë, ne duam personat; ndonjëherë për shkak të defekteve si dhe të cilësive.

Martesa është një prej pak institucioneve që i lejon një burri të bëjë ato që pëlqen gruaja.

Besoj se burrat që kanë një vesh të shpuar, janë më të përgatitur për martesë. Ata kanë përjetuar dhimbjen dhe kanë blerë bizhuteri.

Gruaja ime dhe unë ishim të martuar për njëzet vite. Pastaj u njohëm.

Martesa ka shumë dhimbje, por beqaria nuk ka asnjë kënaqësi…/jetoilumtu.al/

Scroll to Top