U dënua me një vit burg, flet Luiz Ejlli; ja përgjigja e tij

Editor
1 Min Read

Lajmi për dënimin me një vit burg nga Gjykata e Fierit e këngëtarit Luiz Ejlli për falsifikim dokumentash, gjatë kohës që ai ushtronte profesionin e noterit, mori dhenë në kohë rekord.

Media kërkoi të kontaktojë me fituesin e edicionit të dytë të Big Brother Albania, për të marrë një prononcim lidhur me këtë.

Shumë i sjellshëm, Ejlli u përgjigj me një “Jo” dhe një emoji me fytyrë disi të skuqur, mëse e kuptueshme.

Ndërkohë, sipas juristëve, Luiz Ejlli nuk do të futet në burg pasi është vendim i Shkallës së Parë dhe jo i formës së prerë.

Pritet që këngëtari të ankimojë vendimin e dënimit me 1 vit pas hekurave në Gjykatën e Apelit.

Kuptohet, që Luizi e di më mirë se ne këtë gjë, duke qenë se dikur ishte noter dhe është brenda fushës së tij. Gjithsesi, i urojmë më të mirat! 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *