U gjykua dje/ Kiara është bërë xheloze se Luizit do i japin emision në ‘Top Channel’

Jil
Jil
1 Min Read

Armaldo Kllogjeri e shikon të ardhmen e Luiz Ejllit në një ekran televiziv.

Teksa po bisedonte në oborr me Ermiona Lekbellon dhe Kiara Titon, ai u shpreh se këngëtari është një figurë që i shkon shumë ekranit, pasi ka elokuencë dhe informacion për tema të ndryshme.

Në fund, me shaka, Armaldo tha se nëse Luizi do bëhet pjesë e televizionit, do ketë xhelozi me Kiarën pasi janë në të njëjtën fushë.

Kjo u prit me të qeshura nga Kiara dhe Ermiona.“Për mua, Luizi është një figurë që i shkon televizionit. Jam i bindur se ai e krijon një emision, se në çfarë formati pastaj nuk e di.

Jam i bindur se Top Channel do ta mbajë, do ta gjejnë mënyrën se si ta konkludojnë një emision ku të jetë Luizi, mbase do jetë një emision i mëngjesit.

Luizi ka dhe informacion, ka elokuencë, bagazh, mund të jetë natyra që nuk do ta bëjë këtë gjë.

Unë po flas shumë seriozisht tani. Këtu pastaj do bëjnë garë burrë e grua dhe mund të ketë xhelozi”, tha Armaldo Kllogjeri.korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *