JiL.al - Jeto i Lumtur

U ‘grinë’ në prime me njëri-tjetrin, por çfarë ndodhi pas mesnate mes Lujizit dhe Efit? Pasi ktheu disa gota konkurentja ‘hapet’ me këngëtarin. Ai e dërgon në shtrat..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP 2”, katër finalistët Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj, kanë pasur mundësinë që të festojnë.

Katër banorët e mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë kënduar e kërcyer së bashku, duke lënë pas debatet dhe hatërmbetjet.

Madje në një moment teksa në sfond ishte kënga me titullin ‘Shoki jem dola dhe unë’, Efi i është afruar Luizit duke i thënë se këtë këngë donte ta kërcente me të.

“Ta dish kjo është kënga jonë”, i thotë Efi Luizit teksa po kërcenin.

Kujtojmë se dy banorët kanë qenë miq në fillim të BB VIP, por pasi Efi u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjërat mes tyre morën një tjetër rrjedhë.

Madje mbrëmë gjatë ‘Prime’-t Dhedhes i tha Ejllit që kur të përfundonte BB VIP, nuk donte ta shikonte më.

Por gjatë festës mbrëmë, duket se ata kanë folur paksa sinqerisht me njëri-tjetrin, e kuptohej se Efi e ka xhan sërish Luizin, pasi ia tha herë pas here.

Efi ktheu disa gota dhe kanë kaluar disa momente mjaft të bukura duke i shprehur miqësinë njëri-tjetrit dhe dëshirën e përbashkët për në finale.

Efi duket se tejkaloi pak me pijen dhe Luizi u kujdes deri sa ajo u shtri në shtrat.NOA.AL

Scroll to Top