JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Unë e kam falur’! Ish-konkurrentja e BBV surprizon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kejvina Kthella ishte një ndër personazhet që krijoji zhurmë të madhe me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip” dhe shkak për këtë u bë nje debat i krijuar mes saj dhe Luizit, ku përfundoi me një shuplakë në fytyrë.

Lidhur me këtë veprim, Kejvina u përjashtua nga shtëpia më e madhe në Shqipëri.

Por mesa duket inatet mes dyshes së njohur kanë marrë fund pasi mbrëmjen e sotme, Kejvina ka suprizuar Luizin dhe Kiarën, duke i uruar për pritjen e ëmbël.

Personazhi i njohur televiziv i ka dërguar çiftit të dashur një tufë të bukur me lule në formë ylli, të shoqëruar me një kartolinë, brenda së cilës shkruan:

“Urime për pritjen më të ëmbël mami Kiara dhe babi Lui. Bekime dhe të mira paçi gjithë jetën, nga Kejvina Kthella”.

Ndërkohë që ka lexuar mesazhin e Kejvinës, Luizi ka shpjeguar:

“Unë e kam thënë që është vajzë e mirë. Të gjithë kemi nerva. Unë nuk kam pse ta them serish që unë e kam falur që kur isha brenda shtëpisë dhe sigurisht që e fal prap. I uroj asaj dhe familjes së saj festat dhe paçin jetë dhe shëndet. Faleminderit për gjithçka”.

VIDIO

Scroll to Top