JiL.al - Jeto i Lumtur

Vajza në luftë me jetën, babai në lot: Si mund të jetë një prind kur fëmija dergjet në shtrat, më mirë të më kishte ndodhur mua..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Ka qenë një nga ditët më të zeza të jetës sime… ende nuk e besoj dot akoma…

Kështu e përshkruan Flori momentin kur mësoi se e bija, Stefania, ishte e prekur nga leuçemia akute. Me zërin që i dridhet, babai i dy vajzave rrëfen se po përjeton një dhimbje që i ka çarë në dysh zemrën… Kur ai vetë ishte 14 vjeç, e njëjta sëmundje i mori të atin, e la jetim.

“Si mund të jetë një prind kur e ka fëmijën sëmurë, kur e di se çfarë sëmundje është… si mund të jetë një prind, kur fëmija i dergjet në shtrat.

Unë e di se çfarë dhimbjesh ka kjo sëmundje, sa mundime ka… nga kjo sëmundje kam humbur tim atë. Kam qenë vetëm 14 vjeç kur babai më la… e tanimë atë dhimbje që provova me babain, po ripërsëritet tek fëmija im… (qan) më mirë të më kishte ndodhur mua, sesa Stefanias.”-thotë mes lotëve Flori.

E teksa lotët i mbysin zërin, babai i vogëlushes kujton ëndrrat që ka e bija, dëshirën për t’u bërë mjeke pediatre.

“Stefania është një vajzë që ka shumë ëndrra… ajo do të bëhet doktoreshë fëmijësh (qan), ti shëronte të gjithë fëmijët… Për shumë pak ditë, gjendja e saj është shumë e rëndë, brenda dy tre ditëve.Frika është shumë e madhe, nëse Stefania nuk trajtohet jashtë shtetit… janë shpresat, të pamundura.”-thotë babai i pikëlluar..shqip-lajme.com

Lexo të radhës

Dil ore, marrsh malet. Udha e mbarë!’, Kiara ‘i tregon derën’…

Zhduket pa gjurmë shqiptari në Greqi, familja alarmon policinë..

Hyrje të reja në shtëpinë e “BBVA”? Moderatorja e njohur ‘trondit’...

“Nuk ma mbush mendjen kjo Efi”/ Luizi i tregon Kiarës planin…

Scroll to Top