Profesori i filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe bosh dhe vazhdon duke e mbushur ate me topa golfi. Më pas pyet studentët se a është vazoja plot. Studentët janë dakort dhe thonë se po.
Ateherë profesori merr një kuti me toptha qelqi (rruza të vogla) dhe i hedh brenda vazos. Topthat e qelqit mbushin hapësirat boshe nga topat e golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazo ishte plot dhe ata përgjigjen se po.
Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brënda vazos. Pa dyshim rëra mbush hapësirat boshe dhe profesori pyet nëse vazo është plot. Këtë herë studentët përgjigjen njezëri PO.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe padyshim që mbushen hapësirat e lëna bosh nga rëra. Studentët nisin të qeshin nga ky rast…
Kur e qeshura mbaron profesori thotë: -“Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqeson jetën; topat e golfit janë gjërat e rendësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria-gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithçka dhe të na mbesnin vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot.
Topthat e qelqit janë gjërat e tjera që na interesojnë, si: puna, shtëpia, makina, etj.
Rëra është gjithçka tjetër: gjërat e vogla. Nëse para së gjithash do të vendosnim rërë në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit as të qelqit. E njëjta gjë ndodh me jetën. Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtet të rëndësishme.
Bëj kujdes me gjërat që janë thebësore për jetën tënde: luaj me fëmijet e tu, gjej kohë për të shkuar tek mjeku, dil për darkë me partnerin/partneren tënd/e, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të ketë gjithmonë kohe për të pastruar shtepinë, për të prerë barin, për të rregulluar gjërat e vogla… Merru më parë me topat e golfit, me gjërat që vërtet kanë rëndësi. Vendos prioritetet e tua: diferenca është vetem rërë…
Nje nga studentet ngre dorën dhe pyet se çfarë përfaqeson kafeja. Profesori buzeqesh dhe thotë: “Jam i lumtur që më bën këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zënë është jeta juaj, ka gjithmonë vend për një kafe me miqtë e tu!”
Kur gjërat e rëndësishme të jetës të shkasin nga duart, kur ndihesh i stresuar, kur 24 orë ne ditë duket se nuk të mjaftojne më, kujtohu dhe reflekto mbi historine e vazos…
Jeto I Lumtur.al