“Vdekshim inshallah të gjithë me mua në krye”, aktori i njohur reagon ashpër ndaj çmimit të biletave për finalen e BBV: Leonardo da Vinci po lëviz në varr. Klikimet e Kiarës dhe Efit kalojnë edhe cmimin aktual te “Gioconda”

Jil
Jil
3 Min Read

Hervin Çuli në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me çmimin e biletës së natës finale të Big Brother Vip Albania. Në statusin e tij ai nuk i ndal ironitë teksa shprehet ndër të tjera:

Leonardo da Vinci po lëviz në varr! Kam përshtypjen po të mbledhësh klikimet e Kiarës dhe Efit kalon dhe çmimin aktual të “Gioconda”. Ndërkohë Ermonela Jaho u sfumua nën afshet e Maestros“.

Reagimi i plotë:

“Chapeau” BB

Tmerr! Tmerr! Tmerr!!! “Migdal Bavel”, egziston! Zanafilla: Albania- BBV! Bileta e BB (e deklaruan ne emision), kushton 1000 euro! Po, po,1000 euro!!! Vdekte inshallah Roberto Alagna, gjeniu i operas sot, qe as ne Metropolitan se kapi kete bilete!

Vdekte Lev Dodin, regjisori letonez, me i madhi ne bote, qe i ofroi botes gjithe kulturen e mundeshme skenike: edhe ai se kapi kurre kete cmim! Vdekshin “Metallica”, Bruce Springsteen, Kanye West, Paul Simon; vdekshin inshallah dhe Ariana Grande dhe Beyonce, idhujt e rinise sotme, kurre se kapin-BB Albania. Vdekshim inshallah te gjithe me mua ne krye!!! Arritem diten qe as “Sfinksi” nuk arrin dot ti mbroje tempujt e vet.

As “Orakulli i Delfit”, me gjithe Apolonnin e soj e sorollop se vrau dot gjarperin Pyton! Tmerr:- as vete Jezusi nuk e parashikoi dot se “puthja e Judes” ishte “puthja e Arbanes”!!!… Leonardo da Vinci po leviz ne varr! Kam pershtypjen po te mbledhesh klikimet e Kiares dhe Efit kalon dhe cmimin aktual te “Gioconda”. Nderkohe Ermonela Jaho u sfumua nen afshet e Maestros.

As e rruajti njeri per kurset e saj kur erdhi Shqiperi. Ndonje shkrim i mjere tek-tuk, kaq! Art- Kultura eshte nen putren e madhe te pushtetit te “Dajes”.Nderkohe, edhe ai vete paradoksalisht se kap dot cmimin 1000 euro nata! Por “Daja” eshte rehat! Kur ke sindromen e “Caligula”, te malanzhuar(perziere) me talentin aktual tallavane, normal qe te shijon! Ai eshte i lumtur! Une po!Populli, po e po! Rendesi ka fitorja!

Iku, mbaroi! Kiara dhe Luizi: REOLUCION! Ndofta ata nje dite, si kane ardhur kohet, e rrezojne “Dajen” edhe pse e kane aleat! Une kam besim; ndofta na fusin ne nje rruge te re te historise! Rrofte “Kulla e Babelit”! Chapeau, BB!…“- shkruan ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *