JiL.al - Jeto i Lumtur

Vetë ata që gjejnë forcën të dalin përtej vetes, përtej egos, përtej zemërimit, përtej të drejtës e të gabuarës, do të jenë kalorësit e epokës tonë. Ata janë liderë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të bashkuarit janë ata që përparojnë në këtë botë, dhe të përçarët janë ata që humbasin prej saj.

Ne e dimë sesa i rëndësishëm është unitetit, bashkimi, njëmendësia në kulturën kolektive të një kombi në përgjithësi por edhe të një individi në veçanti.

Ndaj, për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë këtë koleksion të bukur me thënie për unitetin:

Mendimin e shëndoshë e gjejmë vetëm tek ata që janë në një mendje me ne.

E ngjashme nuk do të thotë e barbartë. Ngjashmëria dhe identiteti janë kuptime të ndryshme.

Po ajo erë që një anije e shtyn drejt skelës, tjetrën mund ta largojë nga bregu.

Kryesorja është të jesh në harmoni me vetveten.

Njëmendimtarët e vërtetë, grindja nuk mund t’i mbajë gjatë të përçarë, do të vijë dita dhe ata do të bashkohen përsëri.

Njëmendësia lind miqësinë.

Ai që pi verë dhe ai që pi ujë nuk mund të mos mendojnë ndryshe.

Uniteti i shpirtit, i pikpamjeve, i vullnetit, i veprimeve – vetëm ky është uniteti i vërtetë; uniteti me fjalë është si zjarri bredhitës në kënetë, vetëmashtrim ose mashtrim.

Njëmendësia në parime – ja parakushti i parë për çdo aftësi luftrake reale.

Skajshmëritë puqen.

Kali mendon një gjë, kalorësi një tjetër.

Për një palë sorrë, për të tjerë bilbil.

Në unitet dhe e pakta shtohet, në përçarje edhe më e madhja shkërmoqet.

Në vendin e ngjitur çeliku është veçanërisht i fortë.

Mirëkuptimi – fillimi i unitetit.

Sado t’i mundosh këmbët, pak i ndihmon kjo afrimit të dy kokëve.

Me atë që nuk ke asgjë të përbashkët, mund të rrosh lehtë në paqe.

Një palë skajshmëri lindin të tjerat.

Të barbarët me të barabartët merren vesh lehtë.

Asgjë nuk lëvdojnë kaq njëzëri sa kohën dhe kjo për arsye se ajo mund të lëvdohet pa zili.

Ç’nuk mund të rrijë bashkë, më mirë të ndahet.

Ku nuk ka bashkësi interesash, atje nuk mund të ketë unitet qëllimesh, pa folur më për unitetin e veprimeve

Scroll to Top