E mërzitur për daljen e Armaldos, aktorja Olta ka shkuar tek dera e dhomës së Luizit dhe Kiarës për të biseduar me ta. Ajo i tha Luizit se nuk do e harroj atë që ai i bëri Armaldos dhe se nuk ka parë asgjë akoma prej saj.
Armaldo u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Olta u bë keq nga largimi i tij dhe fajësoi Luizin pasi ishte ai shkaktari i nominim it të tij.
Pas spektaklit, gjatë një bisede me Qetsorin, Olta ka thënë se do të hakmerret ndaj Luizit dhe do t’i nxjerrë nga shtëpia Kiarën.
“Ai më nxorri Armaldon, unë do i nxjerr Kiarën. Do përpiqem shumë”, ka thënë ajo. Por Olta anashkalon një fakt jo të vogël.
Nëse del Kiara, Luizi pastaj do jetë i foksuar 100% te loja dhe nuk do ketë gjë që do e ndalë, duke e bërë të jetë dhe i revoltuar apo i egër në situata të ndryshme.
Ndaj Olta duhet ta mendojë mirë këtë mundësi sepse ndoshta do i kthehet mbrapsht dhe atëherë do jetë vonë për t’u bërë pishman.