Pas disa javësh që nuk flisnin me njëri-tjetrin, duket se Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri po rregullojnë raportin me njëri-tjetrin. Ditën e sotme, Maestro ka hapur raftin me rroba të këngëtarit dhe i ka provuar.
Teksa po i provonte, Luizi i thoshte që t’i mbante. Por Maestro zgjodhi vetëm një xhaketë që i pëlqeu dhe që i shkonte.
Ai ua tregoi vajzave dhe ato i thanë se nuk i shkonte. Ishte Kiara Tito, ajo që i tha e para që nuk i shkonte dhe mendimin e saj e mbështeti edhe Olta Gixhari.