Loja e saj akoma nuk harrohet dinamikat e hapura nga ajo në shtëpi ndihen akoma e pikërisht për te folur për lojën e saj ne studion e “Ftes në 5” ishte e pranishme Gerta Gixhari. Në rrjet po qarkullonin thashetheme që dy motrat kishin një raport jo të mirë së bashku.
Ndaj ajo foli për një video e cila u përhap me shpejtësi pamje e filmuar nga mamaja e tyre ku shihen dy motrat që përqafoheshin dhe shumë dyshuan se videoja ishte e montuar, pra ato kishin aktruar duke bëre publikun të mendojnë se raporti i tyre është shumë i mire dhe çdo gjë është në rregull.
Bieta: Çfarë të tha Olta kur e takove?
Me tha të dua dhe patjetër më pyeti Gera a bëra mire që dola që mora ketë vendim sepse ne konsultohemi për çdo gjë në punë dhe lëvizjet tona në përditshmëri. Ajo ka pasur shumë pikëpyetje brenda vetes. Kur dol nga spektakli atë natë erdhi menjëherë në shtëpinë e gdhimë atë natë deri në mëngjes u mundova t’ia parashtroja me shumë sportivitet të gjitha gjerat qe fliten për të jashtë.
U përfol shumë për një video te postuara ku ju po përqafoheni, duke thënë që është aktrim
Gerta: Atë e ka postuar mami im gabim kur po xhironte videon gabimisht ajo ka shtypur butonin e ka ndaluar dhe videoja është ndare në dy pjesë pasi ajo e ka filluar përsëri ne momentin që është postuar janë postuar ne dy copa videot por po ta provoni ta bashkëngjisni do te shikoni që videoja ka rrjedhë, nuk e kuptoj si mund te dyshoni ne një përqafim mes motrash.
- LEXO TË RADHË
- Kiara armike e Luizit? Fansi i tij plas ‘bombën’: Ja kush do t’a fitojë “BBVA”
- “Zoti do e vërtetojë kush është e drejta”, Efit i vjen mesazhi mbështetës,…
- ‘Ke 1 orë që dërdëllit kot’! Efi i kthehet ashpër Kiarës: Nuk dije…