Një 41 vjeçar u ekzekutua sot paradite në qytetin e Fierit. Vrasja u shënua rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’. Viktima u identifikua si Erjon Javori, 41 vjeç banues i këtij qyteti.
Në njoftimin e policisë thuhet se autori është identifikuar dhe po punon për arrestimin e tij por nuk bëhet i ditur emri. Policia ka rr ethuar zonën me shirit ndërsa ekspertë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është vrarë me pistoletë për motive të dobëta, një krushqi e prishur.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit