Vrau vajzën e vogël me plumb në gjoks, merret vendimi për 34-vjeçarin

Jil
Jil
2 Min Read

Një burrë është shpallur fajtor për vrasjen e nëntëvjeçares Olivia Pratt-Korbel, në Liverpul të Britanisë së Madhe. Thomas Cashman kishte mohuar të ishte personi i armatosur që qëlloi Olivian dhe plagosi nënën e saj Cheryl Korbel, 46 vjeç, pasi tentoi të kapte një burrë që po tentohej të fshihej në banesën e tyre.

34-vjeçari është shpallur fajtor edhe për plagosjen e zonjës Korbel, si dhe tentativën e vrasjes së Joseph Nee që është dhe personi me të cilin ai po konfliktohej dhe po e ndiqte në rrugët e Liverpulit.

 
Gjatë gjyqit në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit, i cili zgjati më shumë se tre javë, juria dëgjoi dëshmitarët se nxënësja vrapoi, pasi dëgjoi të shtëna jashtë, duke thënë “Kam frikë mama, kam frikë”.

Por në një moment personi që po ndiqte autori i krimit u fut në banesë dhe në përpjekje për të qëlluar mbi të, plumbi kapi vajzën 9-vjeçare në gjoks.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *