Vritet në Ekuador ortaku i Dritan Gjikës, i përfshirë në skandalin e lidhjes së Presidentit me mafian shqiptare

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Ekuadorit konfirmoi të premten vdekjen e një burri që po hetohet nga Prokuroria në një komplot që përfshin kunatin e presidentit të vendit. Viktima sipas hetimeve ishte operatori i dyshuar i një grupi kriminal me origjinë shqiptare me bazë në Ekuador dhe emri i tij figuron edhe në çështjen e përvetësimit për të cilin Presidenti Guillermo Lasso do të shkarkohet.

Si policia ashtu edhe ministri i Brendshëm ekuadorian, Juan Zapata, konfirmuan zbulimin dhe identitetin e viktimës në Twitter: Rubén Cherres. Bashkë me të ishin edhe tre viktima të tjera emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur. Trupat e tyre u gjetën në qytetin bregdetar të Punta Blanca, rreth 100 kilometra nga Guayaquil.

Prokuroria kishte rihapur hetimin ndaj viktimës në muajin shkurt, pas disa zbulimeve gazetareske ku u raportua se Cherres kishte kontakte me kunatin e presidentit ekuadorian dhe, përveç kësaj, kishte qenë objekt i përgjimit nga policia mes Qershor 2021 dhe Janar 2022 për lidhjet e tij me mafien shqiptare me bazë në Ekuador.

Si rezultat i atij vëzhgimi, policia përgatiti një kallëzim por hetimi u mbyll me kërkesë të Prokurorisë dhe me urdhër të gjyqtarit. Cherres ishte i lidhur me Dritan Gjikën, një shtetas shqiptar me banim në Guayaquil. Që nga viti 2014, të dy kanë aksione të përbashkëta të 12 kompanive, shumica e lidhur me biznesin e pasurive të paluajtshme, sipas të dhënave. Tetë nga këto kompani u krijuan në një ditë të vetme, më 17 qershor 2021. Të gjitha këto janë të vendosura në një zyrë në ndërtesën Sky, që ndodhet në veri të Guayaquil.

Scroll to Top