Dalin pamjet nga aksidenti i i frikshëm i ish banorit të njohur të ‘Për’puthen’ Mevlan Shaba.
I ftuar sot nëpërmjet një lidhje telefonike në Top Albania Radio ka qenë ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba i cili së fundmi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.
Jam mirë, jam mirë faleminderit Zotit. Në autostradën Durrës -Tiranë kur po vija drejt Tiranës në një moment dikush përpara meje frenon ndërkohë që shpejtësia ishte tek 90 ose 100 besoj. Edhe aty nuk mbaj më mend asgjë pas taj.
A u përfshinë në aksident disa makina?
Po, për fat të keq por që shkoi mirë.
Nuk pati të lënduar?
Vetëm dëme materiale, por në Shqipëri funksionon që duhet të shikosh gjak që të thërrasësh ambulancën se përndryshe është shumë e tmerrshme. Jo pa qëllim e kam vendosur edhe InstaStory-n sot sepse nuk kam dashur ta bëj publike por që kam shumë ankesa.
Mesazhi i tij ishte:
Vlen shumë për njerëzit kjo gjë dhe duhet t’i bëjmë thirrje shtetit patjetër që të marrë disa masa për këto lloj aksidentesh rrugore.
Gjatë telefonatës Mevlani zbuloi se ishte duke shkuar drejt studios sepse është duke përgatitur disa projekte të reja. Sa i përket aksidentit ai tregoi se u detyrua që të shkonte vetë në spital.
Kam disa tronditje në trup tek shpina kurrizore pak, por që gjithë ai aksident që ka ndodhur mendoja dhe më keq por shyqyr Zotit ka qenë fat. Makina copash. Shqip