JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidhni një zanë dhe zbuloni si ju shohin të tjerët dhe çfarë mendojnë për ty..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka besime të ndryshme rreth Zanave: disa i quajnë engjëj të një shkalle më të vogël, të tjerë demonë dhe akoma më tej, shpirtra… Zana që të tërheq më shumë në këtë foto, tregon cilësitë e tua që tërheqin të tjerët, çfarë ata mendojnë për ty, nëse mund të kenë besim, apo nëse je shumë emotiv/e.

Zana e luleve

Kjo zanë personifikon paqe, dhembshuri dhe dashuri për gjërat e thjeshta. Nëse ke zgjedhur këtë zanë, tregon se në jetën tënde tërheq modestinë dhe mirëkuptimin dhe të tjerët të perceptojnë kështu. U dukesh një njeri shumë i mirëkuptueshëm.

Je njeri i ndjeshëm, njësoj si petalet e trëndafilit dhe di si t’u flasësh të tjerëve në një mënyrë për t’u ndjerë mirë dhe për të menduar mirë për veten, edhe kur ndodhen në një situatë jo të mirë. Të tjerët duhet të të trajtojnë me më shumë kujdes, sepse bëhesh shumë shpejt emotiv/e.

Zana e akullit

Kjo zanë simbolizon forcën, kurajon dhe inteligjencën. Ajo që ke zgjedhur tregon ekzaktësisht se për të tjerët ti dukesh një lider i lindur. Argëtohesh duke ndërmarrë mbi vete projekte të mëdha dhe duke organizuar grupe. Njerëzit që të rrethojnë shpesh varen nga ti.

Pritet nga ty të zgjidhësh probleme të vështira dhe të marrësh vendime të shpejta dhe inteligjente. Ti lufton me lehtësi kundër sfidave dhe nuk acarohesh lehtë.

Zana e kopshtit

Kjo zanë është reflektim i zgjuarsisë, dinakërisë dhe gëzimit. Je si një karrem për të tërhequr komunikimet e mira dhe mundësitë në jetë. Ata që të rrethojnë i vlerësojnë idetë e tua fantastike dhe kanë besim tek ti dhe preferencat e tua.

Ndonjëherë di si ta lëshosh veten tënde tërësisht në krahët e fantazisë, por mos u shqetëso, është diçka e bukur. Ti do të flasësh, ndonjëherë edhe shumë, por vetëm me ata që janë si ti.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top