10 ditë i zhdukur në bjeshkë, vazhdojnë kërkimet, por asnjë shenjë nga i riu

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ende asnjë gjurmë e 27-vjeçarit Meledin Adili, i cili është raportuar I zhdukur mbrëmjen e 4 shtatorit, teksa ishte nisur për të mbledhur boronica në bjeshkë pranë fshatit Borje të komunës së Dragashit në Kukës.

Për herë të fundit, 27-vjeçari është parë në afërsi të vendit të quajtur Zhilibeg dhe më pas për të nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e tij.

Kërkimet e kryera prej 10 ditësh nga policia e Kukësit dhe ajo e Prizrenit si dhe nga banorët e zonës dhe grupet e kërkim-shpëtimit të zonës së alpeve nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Edhe disa sende të gjetura në zonën e Maqedonisë së Veriut rezultuan se nuk i përkasin 27-vjecarit të zhdukur.

Ndërkohë, shoku i Meledinit, tregon për kërkimet që janë bërë nga fshatarët e zonës që nga dita ku u raportuar i zhdukur. Fetah Dalaci, i afërm i të riut të zhdukur, kërkon që përpjekjet e policisë të thellohen edhe në verifikimin e tabulateve të telefonit.

Sakaq, Shoqata e Kosovës së Kërkim-Shpëtimit ka angazhuar dronë dhe fluturime me motor duke filmuar zonën me qëllim gjetjen e ndonjë shenje. Banorë të zonës tregojnë se edhe herë të tjera persona të ndryshëm kanë humbur në bjeshkët mbi fshatin Borje, por janë gjetur shpejt, ndërsa rasti i 27-vjeçarit, për të cilin edhe pas 10 ditë kërkimesh nuk ka asnjë shenjë, është i paprecedentë. /a2news

Scroll to Top