Mevlani i përket të shkuarës/ Cili është djali që i ka vjedhur zemrën ish-konkurentes së Për’puthen

Jil
Jil
2 Min Read

 

 Pjesëmarrja në një reality-show jo domosdo do të thotë të bëhesh pjesë e mediave.

Puna më e madhe për konkurentët e programeve të tilla, vjen pas përfundimit të eksperiencës së tyre ku duhet të bëjnë diçka që të mbeten në vëmendjen e publikut.

Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të dytë të Përputhen. U kthye në një çështje kombëtare lidhja e saj me Mevlan Shabën.

Por, duket se tashmë kjo histori i përket plotësisht së shkuarës. Burime për Prive, konfirmojnë se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova. I dashur i Prengës siç konfirmojnë të njëjtat burime nuk i përket fushës së showbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.

Më herët një një intervistë i pyetur mbi këngën që i dedikoi Ledjanës të cilën më pas e fshiu, Mevlan Shaba u shpreh se e mori këtë vendim pasi pati disa grricje me ish-konkurenten pas përfundimit të emisionit.

“Pasi mbaroi programi, kemi pasur grricjet dhe mosmarrëveshjet tona. Pasi mora shumë nënvlerësime për sjelljet e mia dhe për këngën që i kisha dedikuar, në acarim e sipër mendova që këngën ta fshij nga ‘YouTube’.

Isha nervoz se nuk e prisja një reagim të tillë, nuk mendova dy herë, e fshiva këngën. Nuk e kam fshirë me zemër, por në nerva e sipër. Nuk kishte lidhje as me klikimet, as me lekët, se te ajo këngë nuk kam marrë asnjë denar,”-shprehej Shaba. …jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *