Alban Meneri është montazhieri i RTSH-s që goditi për vdekje mësues Nikolin Stakën pas sherrit me grushta.
Ky i fundit po debatonte me një grua për vendin e parkimit, ndërkohë që viktima i ka parë nga kati i dytë.
56-vjeçari mësohet se i ka thënë: “Çfarë bën, s’të vjen zor që zihesh me gra.” Ndërkohë autori i dyshuar i është përgjigjur:“Zbrit poshtë se ta tregoj unë.”
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në momentin që Staka ka zbritur poshtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen në banesë nga hemorragjia. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik, por Staka është gjetur i pajetë ditën e djeshme, 31 korrik.
Njoftimi i policisë:
Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
burimi lajmifundit.al/