JiL.al - Jeto i Lumtur

U zu me familjen dhe vrau 10 persona, identifikohet autori i masakrës në Malin e Zi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vuk Boriloviç është identifikuar si autori i ngjarjes makabre në Cetinjë të Malit të Zi, që u regjistrua rreth orës 16 të ditës së sotme.

34 vjeçari është konfliktuar si fillim me familjen e tij, por situata ka agravuar dhe ai ka marrë armën e ka qëlluar drejt tyre.

Më pas, autori ka dalë në rrugë, pas godinës së kryeministrisë dhe ka qëlluar drejt kalimtarëve të rastit.

Nga breshëria kanë mbetur viktimë 10 persona, ndërsa janë plagosur edhe 6 të tjerë, mes tyre edhe një polic.

Gjithashtu, Boriloviç ka hapur zjarr edhe në drejtim të policisë, por është vrarë gjatë shkëmbimit.

Për këtë ngjarje ka pasur një sërë regimesh, ndërsa drejtori i Policisë, Zoran Brdanin, ka lajmëruar se do të mbajë një deklaratë për shtyp mbrëmjen e sotme.

 

.jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

Scroll to Top