“2 nxënës në banjo dhe një grua…”/ Droga nëpër shkolla, eksperti Karamuço tregon dy ngjarjet alarmante

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Konsumimi i lëndëve narkotike nëpër shkolla, duket se po kthehet në një shqetësim të madh për sistemin arsimor.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, zbuloi dy raste alarmante ku theksoi se brenda muajit dy nxënës u kapën në Durrës duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa një grua u kap në Mamurras duke shitur kokainë pranë një shkolle.

Sipas Karamuços, situata është alarmante, pasi ky fenomen është shumë i përhapur. Ai u ka bërë thirrje institucioneve por edhe prindërve që të jenë më të kujdeshëm me fëmijët, pasi rrezikojnë që të bien pre e këtyre rreziqeve.

“Dy fëmijë në Durrës u kapën duke konsumuar lëndë narkotike në banjot e shkollës. Një grua në Mamurras shiste kokainë pranë shkollave. Është një situatë shqetësuese. Duhet të mbrojmë fëmijët

Janë dy ngjarje alarmante. Brenda një muaj kanë ndodhur të dyja. Duhet të komunikojmë shumë me fëmijët.” tha Karamuço.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *