2275 ton naftë kontrabandë në Durrës, Spaho: Kush e porositi? Do kapni njeri?

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në Portin e Durrësit u bllokuan dy ditë më parë 2275 ton naftë kontrabandë. Sasia e naftës po transportohej me anije cisternë nga Libia në Shqipëri. Për këtë çështje foli sot në Parlament deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili kërkoi që të zbulohen detaje.

Lidhur me ngjarjen, katër shtetas të huaj, një nga Libia dhe një sirian u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.

Por Spaho të enjten kërkoi që të bëhet e ditur “kush është arrestuar për naftën kontrabandë, kush e ka porositur, kush i ka marrë dy të parat?”

“Do kapni njeri? Kemi thyer edhe sanksionet,” shtoi deputeti demokrat.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë para autoriteteve shqiptare, kapiteni i anijes Zuhair Alkëafi u shpreh i habitur për sekuestrimin e 4 milionë dollarë naftë. Sipas tij, kjo nuk ishte hera e parë që vinin në Shqipëri për të sjellë naftë nga Libia. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *